Procedim penal për katër të rinj në Korçë, kapen duke ushtruar aktivitet privat pa dokumentacion
- Korca Boom
- Jun 5
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Policisë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj katër shtetasve: S. M., 21 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, A. Xh., 23 vjeç dhe A. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Korçë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet private që ata administronin, u konstatua se këta shtetas ushtronin veprimtari ekonomike pa pasur dokumentacionin përkatës ligjor, duke shkelur kështu detyrimet që rrjedhin nga ligji për tatimin dhe licencimin e aktiviteteve tregtare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo subjekt që operon në kundërshtim me ligjin.
“KORÇA BOOM”
