top of page

Procedim penal për një shtetas, i dyshuar për dhunë në familje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 8
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page