top of page

Procedim penal për transport të paligjshëm të lëndës drusore në Devoll

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 6
  • 1 min read

Në vijim të punës së shërbimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.


Shtetasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në aksin rrugor Miras–Bilisht, duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Automjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page