top of page

Procedim penal pas një konflikti pronësie në Korçë, kërcënon me çifte

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 8
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit F. Sh., 69 vjeç, banues në Korçë.

Sipas hetimeve paraprake, pas një konflikti për çështje pronësie, ai dyshohet se ka kanosur me fjalë një 46-vjeçar dhe i ka drejtuar një armë gjahu, të cilën e kishte me leje. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga organet kompetente.

“KORÇA BOOM”


 
 
bottom of page