top of page

Propozohet lirimi me kusht i të burgosurve përjetë! Ja çfarë parashikon Kodi i Ri Penal

  • Jul 25, 2025
  • 1 min read

Ditën e sotme është prezantuar Kodi i Ri Penal, që do të hidhet për diskutim në ditët në vijim. Ky Kod u hartua nga një grup ekspertësh me në krye drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin. Ky i fundit në fjalën e tij tha se në këtë Kod të Ri Penal ka një pikë të re, për lirimin me kush për të dënuarit me burg të përjetshëm.


Sipas tij, kjo metodë aplikohet edhe në vendet e tjera perëndimore, dhe ndodh për shkak se njerëzit ndryshojnë gjatë qëndrimit në burg.


“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm.


Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend.


Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është një parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej. Prandaj edhe ne e propozuam këtë zgjidhje”, tha Rakipi.


“KORÇA BOOM”


bottom of page