top of page

Protestë në Zëmblak për krizën e ujit, kryebashkiaku Topçiu: Shumë shpejt nis ndërtimi i ujësjellësit

Sep 8, 2025
1 min read

Banorët e fshatit Zëmblak, në njësinë administrative Maliq, kanë dalë ditët e fundit në protestë duke ngritur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se kjo situatë është bërë e padurueshme dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi uji është një nevojë jetike për çdo familje.


Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Ai bëri të ditur se projekti për ndërtimin e ujësjellësit të Zëmblakut është tashmë në fazë tenderimi dhe shumë shpejt pritet të nisë puna në terren.


Sipas tij, pas përfundimit të ndërtimit, menaxhimi i ujësjellësit do të kryhet nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime Korçë”, duke garantuar kështu furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për të gjithë banorët e fshatit.


Banorët e Zëmblakut, të cilët për vite me radhë janë përballur me këtë problem, shpresojnë që premtimi i kryebashkiakut të shndërrohet në realitet sa më parë, për t’u dhënë fund vështirësive të përditshme që sjell mungesa e ujit të pijshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page