top of page

PS e mposht PD edhe në burgun e Drenovës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 12
  • 1 min read

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë të Korçës, rezulton se ka dalë fituese, Partia Socialiste.


PS ka marrë 101 vota në kutinë e burgut të Drenovës, 35 më shumë se Partia Demokratike, ndërsa 7 vota kanë dalë të pavlefshme.


Socialistët kanë dominuar edhe në qendrën e paraburgimit të Elbasanit, duke marrë 107 vota, ose 82% të tyre.


PD në IEPV e Elbasanit ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit. Edhe në këtë qendër të posaçme votimi janë regjistruar 10 vota të pavlefshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page