top of page

Qafë Thanë, bllokohet dalje nga Shqipëria për shkak të një defekti teknik

Aug 16, 2025
1 min read

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njofton se në pikën kufitare të Qafë Thanës, gjatë intervalit kohor 12:50 – 13:10, është ndërprerë përkohësisht puna në dalje të Republikës së Shqipërisë.


Kjo ndërprerje erdhi si pasojë e një problemi teknik në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve në palën maqedonase.


Aktualisht situata është normalizuar, puna në pikën kufitare ka rifilluar dhe nuk është raportuar ndonjë fluks i shtuar në qarkullim. Autoritetet vijojnë monitorimin për të garantuar lëvizje të rregullt dhe të sigurt të qytetarëve në këtë pikë hyrëse/dalëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page