Reagim nga tifozi Refit Rezhda: "Nga dënimi te lavdia: Skënderbeu e nis përsëri betejën!"
- Korca Boom
- Jun 20
- 1 min read
Skënderbeu është një emër i madh, jo vetëm për ne korçarët, por edhe për futbollin shqiptar. Më shumë se 15 vjet më parë, ishte ekipi që la gjurmë në Europë dhe për këtë ka merita të mëdha biznesmeni Agim Zeqo, si dhe donatorë të tjerë, përfshirë presidentin Takaj, i cili vazhdon të investojë për Skënderbeun. Ata meritojnë respekt nga çdo tifoz korçar.
Në mënyrë figurative, mendoj se kanë kaluar shumë vite si kampionë, por gjithashtu edhe dështime, përfshirë një dënim të padrejtë nga UEFA. Kështu që shpata e Skënderbeut u thye.
Megjithatë, presidenti Takaj, i cili e përdor shpaten, është i vendosur të gjejë një trajner të mirë dhe të nisë betejën për të rikthyer Skënderbeun në Europë, pasi vetëm me saldim nuk ka asnjë garanci. Këto dy vitet e mbetura nga dënimi do të shfrytëzohen për të filluar një betejë të re, për të mundur kundërshtarët dhe për ta rikthyer Skënderbeun në futbollin europian.
Shpresa është e madhe dhe duhet ta mbështesim ekipin edhe në këto ditë të vështira.
Hej, hej, Skënderbeu! Zemra jonë, ti je!
“KORÇA BOOM”
