Ralf Schumacher surprizon sërish, martohet me partnerin në një ceremoni madhështore
Ish-piloti i njohur i Formula 1, Ralf Schumacher, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e tij, Etienne Bousquet-Cassagne, në një ceremoni luksoze të zhvilluar në Saint-Tropez të Francës.
Dasma u mbajt të shtunën në një atmosferë festive dhe nën mot të shkëlqyer në jug të Francës, duke shënuar fillimin e një feste triditore për çiftin. Schumacher, 50 vjeç, u paraqit me një kostum elegant blu të errët, ndërsa partneri i tij kishte zgjedhur një veshje të ngjashme, të kompletuar me kravatë blu.
Të ftuarit i pritën me duartrokitje dhe buzëqeshje, ndërsa ceremonia tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas raportimeve, Etienne Bousquet-Cassagne kishte kryer një ndërhyrje estetike pak para dasmës, një vendim që thuhet se nuk ishte mirëpritur plotësisht nga Schumacher.
Ralf Schumacher e bëri publike lidhjen e tij në vitin 2024, duke tërhequr vëmendje të madhe në botën e sportit dhe më gjerë. Më parë ai kishte qenë i martuar me Cora Brinkmann, me të cilën u nda pas një periudhe të shoqëruar me debate publike.
Ceremonia e martesës do të jetë pjesë e episodit përmbyllës të dokumentarit televiziv “Ralf & Etienne: Wir sagen Ja” (“Ralf dhe Etienne: Ne themi po”), i cili ndjek historinë e çiftit. Tre episodet e para janë transmetuar tashmë, ndërsa finalja pritet të publikohet në platformat Sky dhe Wow.
Vëllai i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura të motorsportit, ndërsa familja Schumacher ruan ende privatësinë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pas aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013.
“KORÇA BOOM”
















