Rama propozon ndryshime në Kushtetutë: Kuvendi me 101 deputetë, ndarje e re administrative territoriale
- Korca Boom
- Sep 11
- 1 min read
"Elisa Niko Taulanti bashkë me Majlindën Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të procesit të integrimit. Kanë studiuar skemat dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit me strukturën e procesit të negociatave. Dua të mbroj disa mendime që janë diskutuar gjatë këtij procesi.
Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet një cikël i reformimi dhe riorganizimi për disa institucione ndër to edhe për Kuvendin e Shqipërisë.
E para gjë, që gjen dakord cdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën se në 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv.
Ndaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë objektiv i yni. Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi. Ligji organik për Kuvendin duhet të jetë objektiv.
Së treti, nevoja e një rishikimi të ndarjes administrative territorial, komision të posacëm parlamentar duke reflektuar ndryshime me fokus mirëpërgatitjen për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i kësaj reforme duhet të punojë më të njëjtin intenstitet. Së katërti, komision i posacëm për reformën zgjedhore, depolitizim I adminsitratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE," tha Rama.
“KORÇA BOOM”



















