top of page

Ramos-Fleçer rrokada e formacionit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 24, 2023
  • 1 min read

Me rregulloren e re nuk lejohen më shumë se katër futbollistë të huaj të aktivizohen në një ndeshje. Këtë e dinë edhe korçarët që në fakt në ekip kanë shumë të huaj dhe kjo do të thotë që disa duhet të qëndrojnë në stol.

Për momentin Randi, Rabiu, Merlim, Mozes, Fleçer dhe Ramos nuk mund të jenë bashkë në lojë. Në qoftë se Fleçer do të jetë nga minuta e parë, Ramos duhet t’i lerë vendin në formacion ose mund të ketë një rrokadë Merlim-Fleçer. Në këtë mënyrë njëri nga të dy Pecani ose Vangjeli do jenë në mesfushë.




bottom of page