Randi Dumfor konfirmohet pjesë e organikës korçare
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Vjen një tjetër konfirmim

Mbrojtësi i disa pozicioneve të korçarëve Randi Dumfor, do të vazhdojë të jetë edhe për këtë sezon pjesë e Skënderbeut. Kjo është konfirmuar nga drejtuesit e klubit të cilët kanë mbyllur gjithçka për sezonin e ri.
Randi për momentin është tek familja e tij dhe në datën 4 Korrik do të jetë në Korçë për t'u bashkuar me grupin.
Në fakt, nigeriani ishte te Skënderbeu dy sezone më parë, më pas është larguar drejt kampionatit helen dhe në merkaton e janarit është rikthyer tek korçarët.
Ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe nuk kishte se si të mos kishte ofertë nga presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri serb i bardhekuqve.
Kështu palët kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare me të drejtë rinovimi, por ekziston edhe një pikë, që lejohet të luajë jashtë vendit në qoftë se do të ketë oferta të pranueshme.