top of page

Randi-Fleçer vonohen edhe një javë, problem mbetet…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

Randi Dumfor dhe Zhordan Fleçer do të vonohen edhe të paktën një javë tjetër. Ky është lajmi më i fundit që mëson portali ynë “Korça Boom”

Burime pranë klubit bëjnë me dije se të dy lojtarët kanë probleme me vizat dhe do të vonohen e pakta e një javë, ose ndryshe do të vijnë në muajin gusht.

Sigurisht që diçka e tillë e ka shqetësuar edhe trajnerin Ivan Gvozdenoviç, pasi nuk di akoma formën e tyre edhe pse janë porositur që të zhvillojnë stërvitje individuale në shtetet e tyre.

Përrsa i përket Randi, për mbrojtësin dihet se sa i rëndësishëm është dhe do të jetë një pikë kyçe në repartin e prapavijës. Mësohet se ky lojtar mund të aktivizohet edhe në mesfushë, rol të cilin e bën shumë mirë, por kjo do të mësohet kur të mbërrijë në Korçë.

Ndërkohë që sulmuesi Zhordan Fleçer futbollisti xhamajkan që ka më shumë se një javë që është veshur bardhekuq, nuk dihet se në çfarë formë është dhe pritet me padurim mbërritja e tij.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu do të vazhdojë të presë për të dy lojtarët në fjalë. Problemi i vizave është mungesa e tyre te Skënderbeu.


bottom of page