top of page

Randi-Moraes-Abubahari vijnë në datën…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 28, 2023
  • 1 min read

Tre futbollistët e huaj janë duke pritur vizat në vendlindjen e tyre


Zyrtarisht faza përgatitore ka filluar për korçarët, me specifikat e veta atje ku ka një ndarje kohore. Data 4-ër e muajit korrik është përcaktuar si data kur grupi do të jetë i plotë, por mësohet se do të ketë edhe vonesa që lidhen për arsye objektive dhe këta janë tre futbollistë.

Bëhet fjalë për Randin, Moraes dhe Abubahari. Të tre futbollistët do të mbërrijnë në Korçë më datën 8 korrik dhe kjo vonesë vjen për faktin se do të presin pajisjen e tyre më vizë.

Është një procedurë normale për futbollistët e huaj, kjo për pjesën e lojtarëve të huaj, procedurë që ndodh në prag faze përgatitore dhe kjo do të bëjë që Randi, Moraes dhe Abubahari duhet të presin edhe disa ditë të tjera për të mbërritur te Skënderbeu.

 
 
bottom of page