top of page

Rashica prenoton golat, nxjerr “dhëmbët” para superligës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

Një gol i ka shënuar maqedonasve të Voska Sport, një Elbasanit dhe një Flamurtarit, pra në total 3 gola deri tani në ndeshjet miqësore për Ermir Rashicën.

Futbollisti nga Mitrovica, veshi fanelën e Skënderbeut në këtë fazë përgatitore verore dhe sigurisht që ka mbërritur në Korçë për të shënuar.

Ditën e djeshme 19-vjeçari, Rashica, ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale këtë foto që shikoni më poshtë duke treguar momente nga stërvitja dhe përpara është një top, duke treguar se Rashica është gati të shënojë.

Premtimi i Rashicës ka qenë se është në Korçë për të shënuar sa më shumë gola dhe tani ka ardhur momenti që Ermiri ta tregojë veten, pasi pas tre golave të shënuara kërkon edhe më.

Në fakt, sot Rashica mund të luajë edhe në krahun e tij, pasi në qendër do të jenë dy lojtarët e tjerë, Fleçer dhe Diabi.

Sigurisht që Rashica edhe pse është ndër lojtarët me moshë më të vogël te Skënderbeu, shikohet si një lojtar me shumë të ardhme.



bottom of page