Rashica shënon të tretin, një start super për kosovarin…
- Korca Boom
- Aug 3, 2023
- 1 min read
Sërish gol për Ermir Rashicën, madje ishte një nga aksionet më të bukura të Skënderbeut të kësaj faze përgatitore, kur kosovari shënoi ndaj Elbasanit dje në testin e radhës miqësor.
Tashmë nuk është rastësi që Rashica po bën golashënuesin te Skënderbeu, teksa sapo shënoi të tretin. Në fakt, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka ndryshuar rol për kosovarin në këto dy miqësore të fundit, teksa nga lojtar krahu e ka reshtuar thuajse në qendër të sulmit.
Duket se është një zgjedhje e mirë, pasi Ermiri e ka bërë më së miri këtë rol, por nuk duhet harruar edhe tjetra, që Rashica është në këtë rol të ri, pasi po vonojnë sulmuesit pykë që pritet të mbërrijnë nga ora në orë.
Me golin e djeshëm deri tani Ermir Rashica është në krye me 3 gola të shënuara dhe vërtet po bën golashënuesin, gjë që pritet ta bëjë edhe në superligë.
