Rasti Dumani ndez alarmin: A kontrollohet mjaftueshëm ushqimi që hyn në burgje
- Korca Boom
- Sep 9
- 1 min read
Pas rastit të bujshëm ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u raportua se është helmuar në burg ndërsa konsumonte karkaleca, kanë nisur debatet mbi sigurinë e ushqimit që u shkon të burgosurve nga jashtë.
Gazetarja e kronikës së zezë, Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë kontraverse, duke thënë se rasti i Dumanit nuk është as i pari dhe as i fundit i këtij lloji. Sipas saj, jashtë mureve të burgut, familjarët e disa të dënuarve zgjedhin restorante të caktuara për të gatuar produkte deti, të cilat më pas u dërgohen të paketuar.
“Ka ndodhur edhe më herët që të burgosur të helmohet me produkte deti. Nuk është rast i izoluar, dhe nuk do të jetë i fundit”, u shpreh gazetarja.
Ajo shtoi gjithashtu një detaj të veçantë, duke përmendur ish-presidentin Ilir Meta. “Përjashto këtu zotin Meta, që pranon të hajë vetëm nga një dorë”, deklaroi Llabani, duke lënë të kuptohet për frikën e tij nga tentativa të mundshme helmimi pas hekurave.
Ky zhvillim ka hapur një tjetër debat mbi rregullat e sigurisë në burgje dhe mënyrën si kontrollohet ushqimi që hyn për të dënuarit, sidomos kur bëhet fjalë për të burgosur të njohur dhe me dosje të bujshme kriminale.
“KORÇA BOOM”



















