Reagim i klubit Shumësportësh Skënderbeu
- Korca Boom
- Apr 29
- 1 min read
Në përfundim të këtij sezoni sportiv, duam të shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë anëtarët e ekipit të volejbollit Skënderbeu, lojtarë, trajnerë, staf teknik dhe drejtues. Keni treguar përkushtim, disiplinë dhe pasion në çdo ndeshje, duke përfaqësuar me dinjitet dhe krenari emrin e klubit dhe qytetit tonë.
Pavarësisht sfidave, sezoni 2024-2025 na solli emocione, suksese dhe momente që do të mbesin gjatë në kujtesën e tifozëve tanë. Ju falënderojmë për përpjekjen e palodhur dhe shpirtin luftarak që keni treguar në fushë.
Urojmë që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm dhe t’ju gjejë më të fortë, më të bashkuar dhe të motivuar për të arritur majat që meritoni.
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
