top of page

Rrebelohen dy lojtarë, ikin pa lajmëruar nga Skënderbeu...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 4, 2023
  • 1 min read


Ditën e djeshme është mësuar se dy volejbollistë të ekipit korçar, Klaudio Barçi dhe Emanuel Driza, janë larguar për të vazhduar më tej duke nënshkruar një kontartë një-vjeçare me ekipin e Erzenit.

“Korça Boom” për të qënë transparent ka marë reagimin, si nga ana e klubit ashtu edhe nga Klaudio Barçi.

Olsa Vaso, ekzekutivia e Klubit Shumësportësh Skënderbeu: "Jemi ndodhur para një fakti të kryer, kur kemi mësuar këto largime nga rrjetet sociale. Ne ditën e djeshme ishim duke biseduar me lojtarët për fillimin e sezonit dhe nënshkrimin e kontratave. Kam biseduar me Barçin dhe më ka thënë se nuk mund të qëndroja, pa më dhënë arsye. Ndërsa Driza kishte bërë një njoftim për largim. Ne nuk kemi diskutuar aspak mbi anën finaciare, kjo pasi siç thashë ishte një fakt i kryer, lojtarët kishin nënshkruar. Të paktën minimalisht të kishin biseduar me ne dhë të mësonimnedhe projektin tonë.”

Klaudio Barçi nga ana tjetër ka deklaruar se: ”Po është e vërtetë që kam nënshkruar me Erzenin. Jam bindur nga projekti i këtij ekipi për të fituar të gjithë titujt dhe kjo për mua është e rëndësishme. Jo vetëm kaq por një ekip që luan në kompeticionet europiane shihet si një majë karriere për këdo që ka një ego sportive. Kjo është arsyeja dhe asgjë më shumë se kaq. Jam lojtar i lirë të bëj zgjedhjet e mia. E dua Skënderbeun se jam rritur te ky ekip. Ju uroj suksese të gjithëve.”

bottom of page