Rebelim brenda PS/ Këshilltarët miratojnë dokumentin për shkarkimin e Veliajt
- Korca Boom
- Sep 17
- 1 min read
Këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës u mblodhën në selinë rozë për të marrë direktivat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Mbledhja, e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, zgjati rreth një orë e gjysmë. Gjatë saj u hartua dhe u firmos teksti i kërkesës për shkarkimin e Veliajt, i cili bazohet në argumentin e mungesës së tij për më shumë se tre muaj.
Burime pranë mbledhjes bënë me dije se këshilltari Aldo Mërkoçi, ish-kreu i lëvizjes MJAFT dhe këshilltar i Arbjan Maznikut, fillimisht shfaqi rezistencë për ta firmosur kërkesën. Ai kërkoi që në deklaratë të përfshihej një vlerësim për shërbimin e Veliajt ndaj qytetit dhe fjalë për punën e tij të mirë. Pas pranimit të kësaj kërkese, Mërkoçi hodhi firmën së bashku me kolegët e tij.
Në përfundim u vendos që Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet të martën, më 23 shtator, në orën 16:00, për të votuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.
“KORÇA BOOM”



















