top of page

Rei Pecani feston sot 23-vjetorin, gati rikthimi te Skënderbeu!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 8
  • 1 min read

Sot është një ditë e veçantë për një nga lojtarët korçarë dhe bëhet fjalë për Rei Pecanin. Pikërisht sot mesfushori feston 23-vjetorin e tij të lindjes dhe i ndodhur në këtë periudhë pushimi, urimet dhe festa do të jetë privatisht, pasi lojtarët jo vetëm te skuadra që ka qenë së fundi, por edhe në qytetin juglindor janë me pushime.


Kujtojmë që Rei Pecani ka qenë gjysmën e sezonit i huazuar te Kukësi, ndërkohë që ka përfunduar huazimin dhe tashmë është sërish pjesë e Skënderbeut. Ish-futbollisti i Shpresave dhe një mesfushor me shumë cilësi, me fanelën e Kukësit luajti 11 ndeshje dhe shënoi një gol. U aktivizua 715 minuta dhe padiskutim që është një lojtar me shumë vlera.


Rei Pecani sot meriton fjalët më të mira, pasi feston 23-vjetorin dhe gjejmë rastin ta urojmë edhe ne si staf i “Korça Boom”: Edhe 100 vite të tjera Reid he shumë suksese me fanelën e Skënderbeut!


“KORÇA BOOM”



bottom of page