Renato Rapo, sa shumë falenderime në emër të gjithë korçarëve…!
- Korca Boom
- Jul 4, 2023
- 2 min read
Pak ditë më parë ishte portali ynë që foli dhe kujtoi një “legjendë” si Gilbert Rapo dhe ky mbiemër sigurisht që sjell në mendje një tjetër emër po kaq të madh të futbollit të këtij qyteti.
Ai është Remato Rapo, njeriun që e gjen kudo në fushat e futbollit. Njeriun që ditë e natë e gjen në zyrat e F.Sh.F-së në Korçë së bashku me Ilirjan Përmetin. Njeriun që për dekada me radhë ka bërë organizatorin e F.Sh.F-së te të gjitha aktivitetet e futbollit. Njeriun e papërtuar dhe fjalëpak që nuk reshtën së qëni në fushat e futbollit.
Me të gjitha këto Renato Rapo merriton një Bravo të madhe, sepse vërtet e merriton. Mbart mbi supe shumë vlera, si lojtar dhe mbi të gjitha si njeriu i sportit. Nuk ka njeri në këtë qytet që nuk e njeh këtë emër, vërtet me shumë merrita të mëdha, siç është Renatoja.
Në këtë foto që shikoni më poshtë Renatoja mbante trofetë në aktivitetin e veteranëve dhe edhe ai ashtu si edhe Përmeti merritojnë fjalët më të mira që punët e mira dhe me kaq shumë vlera që bëjnë.
Edhe si futbollist Rapo do të mbahet mend gjatë për atë që ka dhënë në fushën e lojës, ndërkohë që në Korçë e njohin thuajse shumica prej vite e vite me radhë si njeriun e Federatës së Futbollit.
I vetmi merak është që në ndeshjet e veteranëve nuk e pamë në fushë të luantë, pasi na ka marrë malli edhe për të ta rishohim edhe njëherë tjetër.
Gjithsesi, faleminderit Renato Rapo për gjithçka që i ke dhënë lojës së këmbës dhe që po i jep sportit të bukur të futbollit në qytetin tonë.
Suksese me gjithë zemër, Rapo…!
