Renis Mankollari nderon "Raqi Qirinxhi" dhe Korçën në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Australi
- Korca Boom
- Jul 20
- 1 min read
Pjesëmarrje në Olimpiadën Botërore të Matematikës – IMO 2025!
Jemi krenarë të ndajmë lajmin se nxënësi i shkollës "Raqi Qirinxhi", Renis Mankollari, mori pjesë në edicionin e 66-të të Olimpiadës Botërore të Matematikës (IMO 2025), të zhvilluar në Australi, kompeticioni më prestigjioz në botë për matematikë në nivelin parauniversitar.
Një përfaqësim dinjitoz që nderon shkollën tonë, qytetin e Korçës dhe gjithë Shqipërinë!
Urime të përzemërta për këtë arritje të madhe dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e dijes!
“KORÇA BOOM”



















