top of page

Reshjet intensive të shiut, 776 familje në Korçë pa drita

  • Nov 19, 2025
  • 1 min read

Rreth 776 familje kanë mbetur pa energji elektrike në qarkun e Korçës si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin dy ditët e fundit.


Nga të dhënat e strukturave të emergjencave deri në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm situata në këtë qark aktualisht paraqitet e qetë.


Reshjet sollën prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura për qarkullim.


Moti i keq shkaktoi përmbytje të mëdha ditën e djeshme në disa qarqe të vendit. Uji përfshiu toka bujqësore, rrugë dhe banesa, ndërsa shumë familje u evakuuan. Sakaq meteorologët kanë parashikuar se në fundjavë pritet të ketë dhe reshje dëbore./ Ora News


"KORÇA BOOM"


bottom of page