Revolucion në stadiumin e Korçës, rikthehet bari natyral pas shumë vitesh
top of page

Revolucion në stadiumin e Korçës, rikthehet bari natyral pas shumë vitesh

Jun 18
1 min read

Stadiumi Stadiumi Skënderbeu ka qenë ndër stadiumet me tapetin më cilësor në Shqipëri. Edhe pse tapeti ishte vendosur prej rreth 15 vitesh, falë punës së vazhdueshme të punonjësve dhe cilësisë së lartë të tij, ai ka mundur t’i rezistojë mjaft mirë kohës.


Megjithatë, ditët e fundit fusha i është nënshtruar një ndërhyrjeje të plotë. Siç deklaron Ilirian Përmeti:“Pas një pune disa ditore, ne kemi krijuar mundësinë që tashmë të hiqet tapeti i vjetër dhe do të kemi një mënyrë tjetër, ku fusha do të jetë me bar natyral. Ky bar i reziston më mirë të ftohtit dhe është më i qëndrueshëm sesa fusha me tapet. Besojmë që shumë shpejt do të shohim rezultatet dhe do të kemi garanci për një fushë shumë më cilësore.”


Pra, duket se është rikthyer mbjellja tradicionale e barit me farë, ashtu siç ndërtoheshin dikur fushat sportive. Në kushtet klimatike të Korçë, kjo pritet të jetë një zgjidhje më cilësore dhe më e përshtatshme për të ardhmen e fushës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page