RIKTHEHET KATEGORIA E DYTË/ Maliqi udhëton drejt Peqinit. Devolli transfertë me Partizanin B
- Korca Boom
- Oct 16
- 1 min read
Kategoria e dytë e futbollit do të rikthehet këtë fundjavë, teksa të diel dhe të hënë do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të kampionatit për Grupin B, atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Maliqi dhe Devolli.
Të dy ekipet vijën pas fitoreve në javën e dytë, ndërkohë që Maliqi këtë herë do të luajë të dielë, pra ditën e zakonshme, teksa do të ketë një transfertë të vështirë në Peqin ndaj Shkumbinit.
Nga ana tjetër Devolli ndryshe nga skuadrat e tjera ndeshjen e vet do ta luajë të hënë më 20 tetor dhe do të ketë përballë Partizanin B në transfertë. Një ndeshje e vështirë për devollinjtë, por që edhe këta shkojnë për fitore në kryeqytet.
Më poshtë sjellim duelet e kësaj jave të tretë të kategorisë së dytë për Grupin B:
Grupi B
E Diel 19 tetor 2025
Ora 14:00 Shkumbini-Maliqi
Ora 14:00 Oriku-Tomori
Ora 14:00 Bylis B-Eagle
Ora 14:00 Butrinti-Këlcyra
E Hënë 20 Tetor 2025
Ora 14:00 Partizani B-Devolli
“KORÇA BOOM”



















