top of page

Rrëfehet Ermir Rashica: Refuzova Tiranën e Partizanin për Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10, 2023
  • 1 min read

Ermir Rashica ka qënë një futbollist që realisht ra në sy në testin miqësor, kjo edhe për atë se shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje. Djaloshi 19-vjeçar nga Kosova, tregon se përse ju përgjigj negativisht ofertave nga disa ekipe edhe jashtë kampionatit tonë. Për më shumë ai rrëfehet në intervistën e parë për “Korça Boom”:

-Kush është Ermir Rashica?

-Unë jam 19 vjeç dhe kam luajtur me ekipin e Trepçe 89’. Kam zhvilluar me këtë ekip një kampionat të mirë.

-Pse zgjodhët ekipin e Skënderbeut?

-E kisha ndjekur këtë ekip kur ishte në shkëlqimin e tij dhe isha tifoz. E kisha ëndërr të luaja më këtë fanelë dhe fati e solli të jem këtu duke refuzuar disa kërkesa si nga Partizani, Tirana dhe ekipe në Kroaci.

-Çfarë kontrate keni nënshkruar?

-Kontrata e ime është 3 vjeçare dhe e kam nënshkruar me bindjen timë të plotë. Besoj që bashkëpunimi me këtë ekip do të shkojë gjatë.

-Si ndiheni në Korçë?

-Shumë mirë, kam gjetur një ambjent shumë pozitiv, një qytet të bukur.

-Keni shënuar gol në këtë test të parë. Si u ndjetë?

-Shumë i kënaqur. Është goli im i parë me këtë fanelë dhe ju premtoj se do të shënoj të tjerë në kampionat. Besoj se do të rritem edhe më shumë në lojë.


bottom of page