top of page

Rrëfehet Gentjan Liçi: Ja objektivat që ka Skënderbeu!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 2, 2023
  • 1 min read

“Prisni një skuadër të denjë dhe cilësore në të gjitha drejtimet,” - thotë zv/trajneri i Skënderbeut për “Korça Boom”


Skuadra korçare ka filluar stërvitjet e veta përgatitore dhe mund të thuhet se është fillimi i një faze përgatitjesh në çdo drejtim. Trajneri me stafin në drejtim të seleksionimit dhe nga ana tjetër presidenca me afrime futbollistësh.

Por edhe pse është në fillim të fazës të gjithë janë të interesuar të mësojnë se cili është objektivi i Skënderbeut në këtë kampionat dhe përgjigjen e jep zv/trajneri Gentjan Liçi, që për “Korça Boom” ka deklaruar se: “Jemi një ekip me 9 futbollistë nga sezoni i kaluar dhe tani po punojmë fort për të afruar të rinj të talentuar, si pjesë e strartegjisë sonë.

Spordashësit kanë të drejtë kur interesohen mbi kampionatin dhe cilat janë synimet tona. Është shpejt për të thënë, por unë ju garantoj se ky ekip nuk do të mendojë për vendin e shtatë, ne do të jemi një ekip që do të luftojmë fort për të qënë mbi mesin e tabelës në renditje”.

Pra duket qartë se ekipi korçar do të jetë shumë konkurues në këtë sezon dhe do të jetë mes ekipeve më të mira.



bottom of page