Rrëfehet ish-futbollisti i Maliqit, Aleksi/ Publikon foto nga Brazili: “Një ditë gëzimi në jetën time”
- Korca Boom
- Aug 27
- 1 min read
Ish-mbrojtësi i ekipit të Maliqit, Aleksi, është zhvendosur prej kohësh në Brazil, ku duket se po shijon një kapitull të ri të jetës së tij. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një foto që përshkruan si një nga ditët më të lumtura.
“Një ditë gëzimi në jetën time”, shkruan Aleksi në postimin e bërë publik në rrjetet sociale, duke treguar se ndonëse larg futbollit dhe Shqipërisë, jeta i ka dhuruar momente të veçanta edhe në anën tjetër të botës.
“KORÇA BOOM”



















