top of page

Rrëfimi që trondit: Si humbi çdo gjurmë turisti çek pas një shëtitjeje të zakonshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 18
  • 1 min read

Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur.

Sipas policisë, për herë të fundit ai është parë në zonën e plazhit të Durrësit më 12 shtator, rreth orës 11:00. Pospisil u tha familjarëve se do të dilte për një shëtitje, por që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me bashkëshorten dhe vajzën.


Një ditë më pas, më 13 shtator, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe forcat e policisë nisën menjëherë kërkimet në zonë, por deri tani pa asnjë rezultat.


Ambasada çeke në Tiranë ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e 68-vjeçarit. Familja dhe ambasada i bëjnë apel kujtdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë me policinë shqiptare, në mënyrë që kërkimet të çojnë në gjurmimin e tij.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page