top of page

Rrënjët e Kolonjës!/ Nikolla Koço Bendo, Qytetar Nderi i Kolonjës dhe një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë lokale e shqiptare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 6
  • 1 min read

Rrënjët e Kolonjës!


Nikolla Koço Bendo lindi në Barmash në vitin 1943, arriti të ndërtojë një karrierë të spikatur në mjekësi. Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1968, ai shërbeu si mjek në Përmet e Ersekë, kreu specializimin në kirurgji dhe për dekada ishte shef i kirurgjisë, si dhe drejtor spitali gjatë viteve 1993–1995.


I nderuar me medaljen “Në ndihmë të popullit”, ai u dallua për përkushtimin qytetar. I martuar me doktoreshën Rigoleta Bendo Priftuli dhe baba i dy fëmijëve mjekë, pas daljes në pension në vitin 2016, Doktor Niko i kushton kohë nipërve dhe kopshtit të tij, duke mbetur një figurë e respektuar e komunitetit.


Sot, Qytetar Nderi i Kolonjës dhe një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë lokale e shqiptare.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page