top of page

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë, fshati Bratilë ndër zonat më të prekura

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31
  • 1 min read

Updated: Aug 1

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në segmentin Gramsh–Korçë, ku një pjesë e rrugës është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve.


Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive e dherave dhe rënia e gurëve në njërin krah të rrugës ka krijuar bllokim dhe rrezik real për drejtuesit e mjeteve. Për rreth gjashtë orë me radhë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale dhe në kushte tepër të vështira, duke rritur rrezikun për aksidente dhe dëmtime.


Pamjet nga vendngjarja tregojnë grumbuj dheu, gurë dhe degë të thyera që kanë pushtuar gjurmën rrugore, ndërsa mungesa e sinjalistikës paralajmëruese dhe mosprania e mjeteve pastruese apo ndërhyrjes emergjente e ka rënduar edhe më tej situatën.


Fadroma apo eskavatorë të shërbimeve rrugore nuk janë parë në terren, çka ka ngjallur shqetësim dhe pakënaqësi te banorët dhe drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë segment./ LAJMI FUNDIT


“KORÇA BOOM”

ree
ree


bottom of page