Rrugë të mbarë Skënderbe. Sot starton faza përgatitore
- Korca Boom
- Jun 26, 2023
- 1 min read
Gvozdenoviç dhe të tijtë sot fillojnë fazën përgatitore verore. Priten surpriza
Sot në orën 17:00 Skënderbeu do të startojë në shtëpi fazën përgatitore verore. Ka javë të tëra që futbollistët dhe stafi teknik ishin duke pushuar dhe erdhi momenti që nga sot të zbulojmë Skënderbeun e superligës
Ditë më parë “Korça Boom” ka qenë e para që zbuloi ditën dhe orën e kësaj faze përgatitore, ndërkohë që portali ynë ka zbuluar të gjithë futbollistët e rinj që do të mbushin Skënderbeun në këtë fazë përgatitore.
Sot, pritet që përpos lojtarëve dhe stafit teknik në këtë seancë të parë të jenë prezentë dhe qindra tifozë, të cilët janë kuriozë të shikojnë Skënderbeun e ri.
Atë se çfarë të rejash do të ketë do ta shohim sot pasdite.
Skënderbeu i superligës zbret në fushë për herë të parë.
