top of page

Rruga që lidh Libonikun me Drithasin drejt një rruge me standarde

  • Jun 13, 2025
  • 1 min read

Rruga që lidh fshatin Libonik me fshatin Drithas, një aks me rëndësi për komunitetin lokal dhe lidhjet bujqësore e tregtare në zonë, po shkon drejt transformimit të plotë në një rrugë me standarde bashkëkohore. Ky investim është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes Bashkisë Maliq dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).


Punimet për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë për përdoruesit dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe banorëve. Rruga ka qenë prej vitesh një shqetësim për banorët e zonës, për shkak të amortizimit dhe mungesës së ndërhyrjeve të duhura, por tashmë pritet të marrë një formë të re, duke iu përshtatur nevojave të sotme të lëvizshmërisë dhe zhvillimit rural.


Ky investim tregon angazhimin e institucioneve vendore dhe qëndrore për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të zonave rurale nëpërmjet infrastrukturës moderne.


“KORÇA BOOM”

bottom of page