Sa pak tifozë në stadium, përse ra numri i sportdashësve…!?
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Ndryshe nga ndeshja e pak ditëve më parë ndaj Dinamos, teksa në stadium ishin tifozë të shumtë, dje ndaj Malishevës nuk ishin më shumë se 300 tifozë dhe kjo tregon që numri i sportdashësve ka rënë.
Edhe fotoja që kemi shkrepu më poshtë tregon qartë se sa pak tifozë ishin, por kjo lidhet ndoshta edhe me emrin e kundërshtarit, Malishevën.
E veçanta ishte se edhe pse të pakët, ata kanë duartrokitur ekipin e tyre të zemrës dhe jo vetëm. Për t’u veçuar është edhe fakti që në momentin që kryeheshin ndërrimet e Malishevës, tifozë të Skënderbeut duartrokisnin futbollistët e skuadrës mike dhe padiskutim që kjo ishte më shumë se pozitive.
Ndeshja në fakt dje u luajt në një orar shumë të përshtatshëm, në orën 20:00, por që gjithsesi fakti që ishin shumë pak tifozë, do një përgjigje. Përse ishin kaq pak tifozë edhe pse ishte thjesht një miqësore!?
Përgjigje, që e do një përgjigje…
