Sa shumë kombe në skuadër, por Skënderbeu është perfekt...
- Korca Boom
- Jul 14, 2023
- 1 min read
Ka diçka të veçantë tek Skënderbeu përsa i përket edhe përbërjes dhe kjo lidhet me faktin se janë futbollistë të disa kombësive, duke filluar nga brazilianë, nigerianë, etj.
Por, ajo që e bën më të veçantë bshkëjetesën, është fakti se në ekip ka futbollistë të shumtë kosovarë dhe trajneri Gvozdenoviç është nga Serbia, një trajner dhe një njeri i shkëlqyer.
Komentet janë të kota, pasi dihet se si është situata më e fundit, por ne do të ndalemi tek fakti se mes tyre ka një mardhënie të shkëlqyer. Pra, duket qartë se futbolli më shumë bashkon se sa ndan.
Tek korçarët kjo vërtetohet, duke dhënë kështu një mesazh: Njerëzit jetojnë në paqe dhe mirëkuptim, duke bërë apel që është sa njerëzore aq edhe në të mirë të popujve, të jetojnë në paqe dhe mirëkuptim.
