top of page

Sa shumë na mungon… Plot 6 vite pa Gjergji Kushen…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2023
  • 1 min read

Tre ditë më parë, u mbushën plot 6 vite që nuk e kemi më midis nesh një emër të madh të futbollit, Gjergji Kushe.

Më 23 korrik të vitit 2017-të u nda nga jeta Gjergji Kushe, njeriu i portës që në fakt kulmin e arriti me Vllazninë, por jo pak i dha në stol si trajner i portierëve edhe Skënderbeut.

Kushe iku përpara kohe, u largua nga kjo botë në moshën 60-vjeçare dhe sigurisht duke lënë një punë të madhe që kush nuk e kujton sot në Korçë.

Kulmin e karrierës së tij Gjergji e arriti në fillimin e viteve 1980 duke luajtur me Vllazninë dhe në sezonin 1982-1983 fitoi edhe titullin kampion. Ish-portieri i njohur korçar punoi edhe në stafin e Skënderbeut të madh të viteve të titujve kampionë.

Madje, në këtë foto është Gjergji Kushe në mes, ndërkohë që në të majtë Shpëtim Duro, sot trajner i Strugës, ndërkohë që në të djathtë është një tjetër emër që nuk jeton më, si, Milutin Kërçiç.

Sa shumë na mungoni, vërtet shumë…



bottom of page