top of page

Saleh Nasr i kënaqur me golin, por i pakënaqur me rezultatin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 14
  • 1 min read

Skuadra korçare tashmë ka gjetur “të duhurin” që shënon dhe është pikërisht Saleh Nasr ai që po i jep pikët ekipit të Skënderbeut. Këtë e bëri edhe këtë javë, kur shënoi ndaj ekipit të Tiranës.


Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Jam shumë i kënaqur me golin që shënova, por i pakënaqur me rezultatin përfundimtar. Besoj se na takonte ne fitorja, por ja që futbolli i ka edhe këto.”



Korçarët ndodhen në një pozicion disi komod, por sipas Nasr: “Na duhen të paktën edhe katër pikë që të kalojmë çdo lloj zone. Besoj se do të kemi forcën për ta bërë një gjë të tillë.”


Dhe në fakt, korçarët kanë treguar se nuk u mungojnë rezultatet. Ekipi ka treguar stabilitet në javët e fundit, duke u shkëputur edhe nga ajo pjesë e ngarkesës psikologjike.


Ndërkohë, pesha e përgjegjësisë është e dukshme dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin maksimumin në këto dy javë të mbetura, javë që realisht shpëtojnë të gjithë sezonin.



“KORÇA BOOM”





bottom of page