Salihi, “mjeshtri” i golave te Skënderbeu…
- Korca Boom
- Jul 19, 2023
- 1 min read
Ka qenë viti 2015 kur të Korçë do të mbërrinte Hamdi Salihi. Njeriu nuhatës i golave atë kohë në top-formë, padiskutim që ishte një tjetër blerje e madhe e Skënderbeut të asaj kohe. Dhe, për shkodranin ja ka vlejtur ta kishte në skuadër.
Dy sezone nga 2015 deri në 2017 fantastike për Salihin që jo vetëm shënonte, por ishte një pikë kyçe në repartin e sulmit. Skënderbeu i atyre viteve vërtet ka qenë një skuadër e madhe, me emra të shumtë dhe lojtarë me peshë.
Sot, Salihi është 39-vjeç, ndërkohë që në ato vite shkëlqeu në kampionatet e huaja dhe Skënderbeu nuk kishte sesi të mos e bëntë të vetin. Dy sezone të jashtëzakonshme për të dhe një Skënderbeu të madh i duhej një emër i madh.
Në fakt, në Korçë, Hamdiun askush nuk ka për ta harruar për atë që dha me fanelën bardhekuqe, por mbahet mend edhe për atë gjest vërtet të veçantë, kur i grisi kartonin e kuq, Enea Jorgjit në Kukës.
Sa shumë na mungojnë lojtarë të këtij niveli.
Gjithsesi në Korçë të gjithë e urojnë me zemër: Faleminderit Salihi, për ato dy sezone të shkëlqyera që na dhurove me fanelën e Skënderbeut…
