top of page

"Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur...", Selin Bollati flet për lidhjen me DJ Gimbon

  • 7 days ago
  • 1 min read

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, romancë që lindi gjatë eksperiencës së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vijon edhe pas përfundimit të spektaklit.


E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se baza e lidhjes së tyre është komunikimi dhe mirëkuptimi, duke theksuar se asnjëherë nuk e kanë konceptuar veten si një çift në kuptimin tradicional të fjalës.


“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, u shpreh ajo.


Sipas Bollatit, mënyra se si e ndërtojnë dhe e jetojnë marrëdhënien i dallon nga shumë të rinj të brezit të tyre.


“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, tha fituesja e BBVA.


Ajo foli edhe për bashkëjetesën me DJ Gimbon, duke treguar me humor se gjërat mes tyre po ecin mjaft mirë, edhe pse partneri i saj nuk është gjithmonë personi më i rregullt në jetën e përditshme.


Pas njohjes në “Big Brother VIP Albania”, Selin dhe DJ Gimbo e kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë shtëpisë, duke u shfaqur së bashku në aktivitete dhe evente publike, ku kanë treguar mbështetje për njëri-tjetrin në angazhimet e tyre profesionale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page