SEZONI/ 2 herë ka fituar Egnatia 1-0 dhe 1 herë Skënderbeu po 1-0. Të shtunë ndeshja e katërt!
- Korca Boom
- Apr 17
- 1 min read
Të shtunën në orën 15:30 do të zhvillohen të gjitha takimet e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Një duel tejet interesant është Egnatia-Skënderbeu.
Skuadra rrogozhinase do të presë në “Arena Egnatia” ekipin korçar. Këtë sezon në përballje direkte të dyja ekipet kanë qenë shumë të “vakëta” në realizimin e golave.
Në tre ndeshjet e luajtura këtë sezon, rezultatet kanë qenë vetëm 1-0. Në dy sfidat e fazave të para ka arritur të fitojë Egnatia, ndërsa në ndeshjen e fundit ka qenë Skënderbeu që ka triumfuar.
3 ndeshjet e këtij sezoni mes Egnatias dhe Skënderbeut:
FAZA E PARË
Skënderbeu-Egnatia 0-1
Shënues: Vuthaj 64’
FAZA E DYTË
Egnatia-Skënderbeu 1-0
Shënues: Lushkja 50’ (11-m)
FAZA E TRETË
Skënderbeu-Egnatia 1-0
Shënues: Nikaj 60’ (11-m)
“KORÇA BOOM”
