top of page

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kapiteni i Serbisë i “trembet” kuqezinjve: Pres një lojë të vështirë, është ekip i organizuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 6
  • 1 min read

Një ditë para përballjes së madhe në “Arenën Kombëtare “në Tiranë, trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandar Mitroviç mbajtën një konferencë për mediat.


Trajneri serb e cilësoi Shqipërinë një ekip të mirë dhe me lojtarë të talentuar.


Ndërkaq, kapiteni i Serbisë Aleksandar Mitroviç u shpreh se përballja me Shqipërinë do jetë e vështirë, pasi sipas tij, ekipi kundërshtar ka lojtarë shumë të organizuar.


“Pres një lojë të vështirë, është një ekip i mirë, i organizuar dhe me lojtarë të mirë.

Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona.


Atë që ne dëshirojmë të bëjmë në fushë edhe këto janë fillimi i kualifikimeve dhe shpresoj t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer”, tha ai.


“KORÇA BOOM”


bottom of page