Shërbimet në e-Albania, edhe më pranë qytetarëve të Bashkisë Korçë!
- Korca Boom
- Jul 16, 2025
- 1 min read
Bashkia Korçë ka ofruar prej kohësh asistencë për qytetarët përmes platformës e-Albania. Tashmë, rritet ndjeshëm numri i shërbimeve elektronike, duke e bërë komunikimin me administratën edhe më të lehtë dhe më efikas.
Janë shtuar shërbimet që mund të kryhen online.
Qytetarët mund të marrin më shpejt dhe më lehtë dokumentet apo shërbimet që u nevojiten.
Këto shërbime janë të aksesueshme si në Bashkinë Korçë, ashtu edhe në të gjitha njësitë administrative.
Për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë në përdorimin e këtyre shërbimeve, janë në funksion zyrat e posaçme të ngritura nga Bashkia dhe njësitë administrative, ku stafi ofron asistencë të drejtpërdrejtë dhe me përkushtim.
Ky zgjerim është një hap i rëndësishëm drejt një administrate më të hapur, më efikase dhe më pranë qytetarëve!
“KORÇA BOOM”





















