top of page

SHBA vendos tarifë të re për vizat, shqiptarëve do t’u kushtojë 250$ më shumë

  • Sep 7, 2025
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një tarifë të re për “integritetin e vizave”, e cila do të rëndojë mbi aplikantët shqiptarë dhe të huaj në përgjithësi. Tarifa shtesë është 250 dollarë mbi pagesën aktuale.


Kjo rritje do të prekë të gjithë ata që aplikojnë për vizë turistike në SHBA, përfshirë udhëtarët për biznes, studentët dhe vizitorët e përkohshëm.


Në njoftimin zyrtar theksohet se nga data 1 tetor 2025, shtetasit shqiptarë që do të aplikojnë për vizë amerikane do të duhet të paguajnë 435 dollarë, në vend të tarifës aktuale prej 185 dollarësh. Ambasada këshillon aplikantët që kanë ndërmend të aplikojnë për vizë ta bëjnë sa më shpejt, në mënyrë që të përfitojnë nga tarifa e deritanishme, pasi pas datës së caktuar do të hyjë në fuqi pagesa e re.


Kjo masë synon, sipas autoriteteve amerikane, të forcojë integritetin e sistemit të vizave dhe të mbulojë kostot shtesë të administrimit dhe sigurisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page