top of page

Shenjat e zodiakut që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen edhe nëse nuk thonë asgjë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Nuk ka rëndësi sa mirë e luani rolin apo sa të bindshëm jeni me fjalë: disa shenja të horoskopit kanë një intuitë të frikshme. Mund të mos ju përballin menjëherë, por besojeni – e kanë kuptuar që diçka nuk shkon.


Ja kush janë 4 shenjat që e nuhasin gënjeshtrën nga një kilometër larg:


1. Akrepi

Mjeshtri i dyshimit dhe analizës. Akrepat lexojnë mimikën, tonin e zërit dhe çdo detaj të vogël. E kuptojnë menjëherë kur diçka nuk përputhet, por nuk e nxjerrin menjëherë në shesh. Do ju lënë të flisni… dhe do mbajnë mend çdo fjalë.


2. Peshqit

Duken të butë dhe emocionalë, por Peshqit janë tepër të lidhur me ndjesitë e tyre. E ndiejnë kur energjia ndryshon dhe kur dikush nuk është i sinqertë. Ata nuk gënjehen lehtë, thjesht zgjedhin të mos e përballin gjithmonë.


3. Virgjëresha

Perfeksionistë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, Virgjëreshat e vënë re kur diçka nuk përputhet me realitetin. Mund të jetë një datë, një ngjarje apo një shprehje fytyre – ata e analizojnë dhe e arkivojnë menjëherë.


4. Gaforrja

Me ndjeshmërinë e tyre të natyrshme, Gaforret e dallojnë kur ka një distancë emocionale ose kur po përpiqeni të mbuloni diçka. Nuk e harrojnë lehtë ndjesinë e zhgënjimit, prandaj jini të sinqertë me ta që në fillim.


Këshillë yjore? Nëse po përpiqeni të fshihni diçka nga këto shenja… ndoshta është më mirë të mos e bëni fare.


“KORÇA BOOM”



bottom of page