Sherri mes vajzave në Korçë/ Reagon policia: 17-vjeçarja u godit me gotë në fytyrë, po merr mjekimin në spital
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
KORÇË- Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak.
Pasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.
“KORÇA BOOM”
