Shijoni mrekullitë e natyrës mbi fshatin Mborje…
- Korca Boom
- Jun 21, 2023
- 1 min read
Mborja është një fshat në Rrethin e Korçës në Shqipëri.
Mborja ndodhet 4 km larg Korçës (në lindje). Në këtë fshat ndodhen vendbanimi historik i Kalasë së Mborjes i shekullit të IX-të të e.r., dhe Kisha e Ristozit, e ndërtuar në vitin 1389.Disa kisha e xhami kanë ekzistuar në Mborje, me dëshminë historike të bashkëjetesës fetare ndërmjet banorëve. Studimet tregojnë për 12 kisha të vjetra. Ndër to, kisha e Ristozit, që njihet si një nga objektet më të hershme të kultit në Ballkan. Kisha, ashtu si edhe fshati, shtrihen rrëzë malit të Moravës.
Fshati me 3850 banorë, dominohet nga popullsia e besimit fetar mysliman, por ka edhe një numër të konsiderueshëm familjesh të vllehëve e të besimit ortodoks.