top of page

Shikoni çfarë bën Dean Liço në stërvitje…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu vazhdon me intesitet seancat stërvitore, ndërkohë që nga seancat e fundit kemi shkëputur këtë foto vërtet të veçantë.

Dean Liço ka kërcyer në një duel aq lart në ajër, duke treguar se vërtet është në formë të mirë sportive. Ka qenë një minindeshje kontrolli dhe një pasim nga largësia, ndërkohë që Deani ka dalë fitimtar, falë gjatësisë dhe kërcyeshmërisë që ka.

Kujtojmë që Dean Liço luan në mësin e fushës dhe edhe këtë sezon do të veshë fanelën e Skënderbeut, duke qenë një pikë e fortë në repartin e mesfushës.

Liço ka aftësi të jashtëzakonshme dhe duket se tashmë edhe më i pjekur si lojtar dhe mendohet që të jetë viti i tij, pasi pritet të shkëlqejë me Skënderbeun në superligë.




bottom of page