top of page

Shikoni Gerco me fanelën e Skënderbeut, ja sa luajti në miqësore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2023
  • 1 min read

Ditën e sotme Andrea Gerco ishte risia e Skënderbeut në fushë. “Korça Boom” që po ndjek hap pas hapi merkaton e Skënderbeut e bëri publik lajmin e mbërritjes dhe u tha që dje do ishte në stërvitje me Skënderbeun dhe kështu ndodhi.

Duke qenë se sot luhej miqësorja ndaj Helzag, Gerco ishte atje për të luajtur minutat e veta dhe kështu ndodhi. Me numrin 14 mbi shpinë mbrojtësi i krahut të djathtë u aktivizua që në minutën e parë të miqësores ndaj Helzag. Edhe pse ishte hera e parë që luante me këtë grup lojtarësh, mbrojtësi tregoi cilësi të mira, por është akoma herët për të kapur formën e tij maksimale.

Të paktën mbi 6-7 herë mori krahun e djathtë deri në fundore dhe vendosja e tij ishte e mirë në fushë. Në fund të fundit vjen nga kampionati italian dhe padiskutim që priten cilësi nga ky lojtar. Në pjesën e dytë vetëm 5 minuta nga fillimi Gvozdenoviç vendosi që ta nxirrte nga fusha edhe për shkak të lodhjes së udhëtimit dhe në total Gerco luajti 35 minuta.

Pritet që nga dita në ditë mbrojtësi në fjalë të përshtatet edhe më shumë me skuadrën e tij të re.

Kjo më poshtë është edhe fotoja e Andrea Gerco me fanelën e Skënderbeut.



bottom of page